Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa në Drenas, ky është rendi i ditës

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z. Milaim Hajdari, me datën 16.02.2022 ( E mërkure) duke filluar nga ora 10:00, ne sallën e Bordit të Drejtorive të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa.

Mbledhja do të këtë për rend dite:

Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më dt. 19.01.2022.

Propozim Vendim për vazhdimin e vleshmërisë së Planit Komunal të Menaxhimit të Mbeturinave për vitin 2022.

Propozim Vendim për shfuqizimin e pikës 13, të nenit 1 të Vendimit Nr. 12-360-68569, të dt. 29.11.2019, të Kuvendit Komunal të Drenasit.

Propozim Vendim për formimin e komisionit për çështjen e banimit social.

Propozim Vendim për shfuqizimin e Vendimit Nr. 12-462/1-4122, të dt. 26.01.2022.

Propozim Vendim për caktimin e lokacioneve për zbatimin e Aktgjykimit C. Nr. 97/86 të datës 06.10.1988.

Të ndryshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë