Kjo është studio e cila projektoi lokalin e Don Xhonit në Drenas

Këngëtari Don Xhoni, ka hapur një lokal në vendlindjen e tij, në Drenas.
“Revolution Bar” ka afër 200 m2 dhe është i punuar në një stil të veçantë, që nuk është parë më herët në vend. Por kush qëndron prapa kësaj vepre.
Për dizajnimin e lokalit është kujdesur studio “Giza Architecture” me seli në Prishtinë.
Portali ka kontaktuar me arkitektin e saj, Granit Bytyqi i cili ka dhënë detaje rreth punës që është bërë në këtë lokal e që është krejt ndryshe nga të tjerët.
Arkitekti është shprehur që përveç dizajnit, lokali përmes disa pikave enigmatike shpreh revoltën ndaj shumë faktorëve negativ në vend.
“Ky lokal përmban revolte ndaj shumë faktorëve negativ, e që si i tillë bënë revolucion, ashtu siç mban edhe emrin ky lokal. Enterieri përmban vetëm elemente origjinale, si ajo e pikturës së artistit e punuar nga piktorja gjakovare, Argenita Fetahu. Sigurisht, theks të veçantë arkitekti i jep ndriçimit të lokalit, i cili është i vetmi i llojit i punuar ndonjëherë në vend.
Rrugëtimi i ndriçimit dhe intersektimi i tyre është magjik në raport me rregullin e enterierit. Ajo jep kontrast linear por njëkohësisht paraqet lidhshmërinë e zonave”, ka thënë arkitekti Granit Bytyqi.