Roma është eliminuar nga Europa League, derisa Manchester United ka vazhduar tutje
Pavarësisht fitores 2:1 në Olimpico, nuk ishte e mjaftueshme për Romën duke u eliminuar nga Europa League për shkak të humbjes së parë 4:2 në Francë.
Kurse favoriti kryesor për këtë garë, Manchester United, ka siguruar biletën për në çerekfinale pasi eliminoi Rostovin me rezultat të përgjithshëm 2:1, shkruan Gazeta Express.
Besiktas, Celta, Genk, Schalke, Lyon, Ajax, Anderlecht dhe Man United janë tetë skuadrat që kanë siguruar biletën për në çerekfinale. Shorti do të hidhet nesër (13:00) menjëherë pas atij të Ligës së Kampionëve. /Express/