Monaco ka shkruar historinë në Ligën e Kampionëve
Skuadra franceze Monaco, ka shkruar historinë në Ligën e Kampionëve. Pasi eliminoi Manchester Cityn nga Champions League, Monaco u bë skuadra e parë që arrin të kalojë në fazën tjetër pasi ka pësuar pesë gola në ndeshjen e parë.
“Monaco është skuadra e parë në histori të Champions League që kalon fazën eliminuese pasi ka pranuar pesë gola në ndeshjen e parë”, shkruan “Opta”.