Policia e Malishevës ndalon tre të rinj, posedonin drogë

Janë arrestuar tre të dyshuar në fshatin Bellanicë të Malishevës pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një mulli dhe dy qese mbështjellëse.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, shkruan DrenicaOnline.

Ndaj të njëjtve është hapur rasti për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë