Policia e gjobitë shoferin me 300€ në Arllat, po lëvizte 172 km/h me veturë

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h në Arllat të Drenasit, është identifikuar shoferi duke drejtuar mjetin me 172 km/h.

Ai është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Policia e Kosovës po vazhdon dhe do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë