Arrestohet një person i dyshuar, sekuestrohen armë, municion dhe substanca narkotike

Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve sot në Obiliq, në një shtëpi është kryer një operacion bastisje ku është arrestuar një person i dyshuar:

– M. Q, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar:

– një pushko-mitrolez M-7.92,
– një magazinë të fishekëve,
-rreth 617 fishekë,
-2 radiolidhje.
– tri thika,
-52g substance narkotilke lloji nuk dihet,
-19g substance narkotike dyshohet marihuanë etj.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
I dyshuari ngarkohet me veprat:

– mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës si dhe

– posedim i pa autorizuar i narkotikëve , substancave psikotropike ose analoge.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë