Rëndohet situata në Drenicë, 80 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 11,883 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 3.206 raste pozitive, shkruan rajoni.org.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndersa sipas IKSHPK’së, në Drenicë përkatësisht në Skenderaj pozitiv kanë rezultuar 33 raste ndërsa në Drenas 47 rast./Rajoni.org/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë