Papërgjegjësi totale, rrëzohet muri i stadiumit “Adem Jashari” (Video)

Papërgjegjësi totale, rrëzohet muri i stadiumit “Adem Jashari” (Video)

Është rrëzuar një pjesë e murit të stadiumit të Mitrovicës, Adem Jashari.

Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet muri që ka rënë përtokë, i cili nuk ka tre vjet që është ndërtuar.

Kjo edhe njëherë tregon papërgjegjësinë e ndërtuesve ku po zvarritët edhe më tej puna në stadium, ku është paraparë që skuadrat kosovare të zhvillojnë ndeshjet eliminatore për ligat e Evropës.

Për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari” në vitin 2014 janë ndarë rreth 1 milionë euro, mirëpo shumica e punëve të kryera janë dëmtuar më pas.

Edhe pse fillimisht janë ankuar për papërgjegjësinë e tifozëve, mirëpo rasti i fundit ka ndodhur krejt “natyral” pa e shty askush. /IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë