Pensionohen dy profesora të gjimnazit në Skenderaj

Pensionohet profesori gjuhës angleze Shaban Zyhrani dhe profesori i historisë Osman Abazi.

Kontributi i tyre shumëvjeçar në arsimin shqi, ishte i pamohueshëm. Ky kontribut, i tyre ishte shëmbëll i profesionistëve të veçantë të këtyre fushave, dëshmon për dashurinë e rrallë që profesorët kishin për brezat e tërë.

Profesor Zyhrani dhe Osmani kaluan sot në pension!

Me këtë rast, drejtori i gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj, z.Hajdar Beka se bashku me Drejtorin e Arsimit Komunal në Skenderaj z.Bekim Latifi, organizuan një ceremoni simbolike në shenjë falënderimi për profesorët dhe ndan mirënjohje për ta, po ashtu për të qenë mirënjohës për kontributin e tyre në arsimimin dhe në edukimin e lartë të brezave të rinj.

Drejtori i DKA-së z.Bekim Latifi dhe drejtori i gjimnazit “Hamëz Jashari” i uruan shëndet e shumë fat në rrugëtimin jetësor tutje, për profesorët Shaban Zyhrani dhe Osman Abazi

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë