Plagosen dy persona në Pejë, arrestohen 7 të dyshuar!

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në komunën e Pejës, ku si pasojë dy persona kishin mbetur të lënduar.
Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Pejës, Driton Rugova, për IndeksOnline konfirmoi se janë arrestuar shtatë të dyshuar.
Kurse, bëri të ditur se të lënduarit po trajtohen në QKUK për shkak të natyrës së lëndimeve.
“Mbrëmë rreth orës 23-25 Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sak Fazlia”. Në këtë rast kanë qenë të përfshirë nëntë persona, ku si pasojë e gjuajtjes me armë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Të njëjtit janë dërguar për trajtim në spitalin e Pejës, mirëpo për shkak të natyrës së lëndimeve janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejm.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes menjëherë dhe ka arrestuar shtatë persona, po ashtu janë konfiskuar edhe 3 gëzhoja të armës.
Rasti është cilësuar “Tentim vrasje e rëndë”, tha ai.