Ajazi prezanton planin e DD-së për të ardhmen e Drenasit

Qytetarët e Drenasit janë të vendosur që t’i japin vulën e fitores më 14 nëntor.

Kështu ka deklaruar Driton Ajazi, kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit nga DD.

“U zotova se të gjitha problemet me të cilat janë duke u përballur që një kohë dhe për zgjidhjen e tyre udhëheqësia në ikje ua mbylli derën, nuk do të përsëriten më”, ka thënë ai.

Ai tha se ka prezantuar planin për të ardhmen e komunës tonë dhe investimet në përmirësimin e gjendjes në të gjitha fushat.?

“Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam”, ka thënë Ajazi i cili është në balotazh me Ramiz Lladrovcin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë