Driton Ajazi: 14 nëntori do të jetë festë për fitoren tonë të përbashkët

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga ‘Demokratët për Drenasin’, Driton Ajazi sonte ishte në Korroticë të Epërme për t’i takuar banorët në prag të balotazhit që mbahet me 14 nëntor.

“Falënderoj banorët e fshatit Korroticë e Epërme që na hapën dyert e shtëpisë së tyre e na dhanë vullnet për të ecur përpara për të krijuar një të ardhme më të mirë për komunën tonë, falënderoj secilin aktivist e anëtar që po punojnë me përkushtim të madh drejtë fitores plebishitare, përmes të cilës do të jetësojmë qeverisjen e drejtë”, ka thënë Ajazi.

Qytetarët e Drenasit më 14 nëntor, sipas Ajazit, do të dërgojnë në pension këtë udhëheqësi që gjatë pesë viteve të fundit nuk kishte fare interesim për të zgjidhur problemet e grumbulluara.

“Prandaj 14 nëntori do të jetë festë për fitoren tonë të përbashkët për Drenasin tonë Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!”, ka thënë ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë