E bëri për spital të miturin, arrestohet një person në Drenas

Është arrestuar një person në Drenas, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një të mitur.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00.
Mësohet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, shkruan DrenicaOnline.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/DrenicaOnline/