Tanka serbe në Fushticë të Poshtme e shndërruar në muze

Kujtimi i luftës në fshatin Fushticë e Poshtme e Komunës së Drenasit është tankeja serbe e mbetur që nga lufta e fundit në Kosovë.
Tanka tani e shndërruar në muze, tregon rezistencën që bënë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përballë një artilerie të rëndë, shkruan DrenicaOnline.
Tankeja ka mbetur që nga beteja e vitit 1999 në fshatin Fushticë, e cila me lirimin e fshatit nga banorët dhe me zhvendosjen e tyre në malet e Berishës tanka ka qenë potenciali i armikut cili sulmonte banorët e këtij fshati.
Ky mjet i rëndë lufte sipas banorëve do të mbetet gjithmonë në këtë fshat si një kujtim i rezistencës së popullit të Kosovës gjatë luftës.
/DrenicaOnline/
Foto: Alber Sinani