Vitet e 70-ta/ Dasmë në Çikatovë të Vjetër të Drenasit

Një foto dasme e viteve të 70-ta është publikuar në faqen “Çikatovë të Vjetër” në Facebook.
Ky është përshkrimi i fotografisë:
Dasmë në Çikatovë të Vjetër
…..në lagjën e lugut, disa nga të identifikuarit ,në mes kryeplaku Pajazit Çavdari,traktoristi Daut Morina,Regjep F.Morina,Beqir J.Morina etj…
Ato vite dasmat e fshatit beheshin në fshat dhe ftoheshin të gjithë banorët e lagjeve
…Burrat e fshatit kujdesëshin për të zotin e dasmes në organizim dhe afronin ndihmë të madhe materiale ,tre veta caktoheshin edhe për sigurinë e pjesmarrsëve dhe gjatë rrugës ata duhej të ishin të armatosur. Gratë fisnike të fshatit gatuanin bukë për krushq e miq.
Vend dhe respekt të veqant kishin bijat që në gjini duhej të vinin të parat.
Dasma duhej patjetër të behëj më flamurin kombëtar të Skenderbeut të cilin mundsisht ta barte një nip,si pjes e sigurt nga trungu familjar, bir i bijës së fshatit.
Për Flamurin në rast rrezikimi i tijë ,do duhej flijuar jetën dhe në asnjë rrethanë nuk duhej lejuar dorëzimi i tijë. . .(verejtje nese mund të indentifikoni personat ne foto Faleminderit )…