Lladrovci: Rinia i jep fuqi fitores tonë

Në takim me të rinjtë në Drenas, theksova rëndësinë e kyçjes së rinisë në jetën publike, në vendimmarrje dhe politikën e qeverisjes lokale.
Kështu është shprehur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në profilin e tij në Facebook.
Ai tha se rinia e komunës tonë ka dëshmuar vazhdimësi të angazhimit jo vetëm në arsim e aftësim profesional, por edhe në sport, e fushat tjera.
“Gjithsesi, kemi shumë të arritura të lidhura me rininë, nga të cilat i veçoj bursat të cilat me sivjet arrijnë në 1.000, pra secili student që i ka plotësuar kushtet, ka marrë bursë, pa dallim”, ka deklaruar Lladrovci.
Ai thotë se kanë financuar dhe do të financojnë projekte të hartuara nga rinia, për rininë, me aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe përkrahja e të rinjve në biznes, etj.
“Rinia i jep fuqi fitores tonë, për vazhdimin e qeverisjes më të mirë në nivel vendi. Faleminderit. Vazhdojmë, bashkë për Drenasin!”, ka shtuar ai.