Lladrovci ka një kërkesë për diasporen e Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kërkuar nga diaspora që të votojnë gjatë këtyre dy javëve.
“Përkushtimi im mbetet i njëjtë, zbatimi i ligjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies”, ka thënë Lladrovci.
Statusi i Lladrovcit:
Qytetarë të komunës së Drenasit që jetoni në diasporë,
Për votuesit e regjistruar nga diaspora, KQZ-ja ka vendosur afat prej 15 ditëve për të votuar përmes postës. Ky votim ka filluar më 29 tetor.
Ju falënderoj për kontributin tuaj të deritashëm dhe ftoj që të votoni sipas udhëzimeve të KQZ-së për zgjedhjet e 14 Nëntorit.
Përkushtimi im mbetet i njëjtë, zbatimi i ligjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies.
Ju faleminderit!