Lladrovci viziton biznesin “Life Tech” në Drenas: Është mesazh i mirë për të gjithë të rinjtë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar biznesin “Life Tech” në Drenas, shkruan DrenicaOnline.

Ai ka thënë se vizita te biznesi “Life Tech”, të krijuar tash nga të rinjtë në Drenas, është mesazh i mirë për të gjithë.

“Komuna ka ofruar programe të ndryshe të përkrahjes për themelimin e biznesit, përkrahja për të rinjtë dhe gratë në biznes si dhe ka shpërndarë njoftime e informata me vlerë për bizneset e komunës tonë”, ka deklaruar Lladrovci.

Sipas tij, bizneset e komunës tonë, kanë përfituar nga heqja e plotë e taksës së operimit, mbi 825.000 euro, në këto dy vitet e pandemisë.

“Respekt, z.Strumcaku, punë të mbarë dhe suksese “Life Tech””, ka shkruar Lladrovci në ptofilin e tij në Facebook./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë