Lladrovci në Komoran: Ne do të punojmë për të gjithë qytetarët

Në takimet në Komoran 1 dhe 3 me struktura të nëndegës dhe qytetarë, ku ishte i pranishëm edhe Abelard Tahiri, kryetar i GP të PDK-së, ritheksova se puna jonë e mirë, projektet që varen nga pushteti lokal të cilat ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve, do të realizohen për të gjithë.

Kështu është shprehur Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili po garon edhe për një mandat nga PDK.

“Të gjithë qytetarët e meritojnë të kenë jetë cilësore, andaj, ne do të punojmë për të gjithë, në shumë drejtime si në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, ambient, bujqësi, etj”, ka thënë Lladrovci.

Përkrahja e të bërit biznes, për dy vite, sipas tij, ishte lirimi i bizneseve nga taksa e operimit me vlerë mbi 825.000 euro. Kjo ishte një nga masat e përkrahjes për bizneset e komunës tonë. Vazhdojmë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë