Lladrovci: Puna e mirë e PDK-së në Drenas, është konfirmuar zyrtarisht si më e mira në vend

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me Abelard Tahirin, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së sonte takuan banorët e Gllanaselles.
“Puna e mirë e PDK-së me qeverisjen lokale në Drenas, është konfirmuar zyrtarisht si më e mira në vend, është arritur me qytetarët dhe përkushtimin për barazi para ligjit, për gjasat e mundësitë e barabarta”, ka thënë Lladrovci.
Njoftimi i Lladrovcit:
Takimet me qytetarë, i kemi vijuar në odën e Nikajve, ku ishin të pranishëm edhe qytetarë nga Godanci, si dhe takimi në fshatin tim, te lagja e Krasniqëve, bashkë me Abelard Tahirin, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, theksuam rëndësinë e daljes në zgjedhje, rikthimin e fuqishëm me fitore të madhe, e cila do të ketë jehonë edhe përtej Drenasit.
Puna e mirë e PDK-së me qeverisjen lokale në Drenas, është konfirmuar zyrtarisht si më e mira në vend, është arritur me qytetarët dhe përkushtimin për barazi para ligjit, për gjasat e mundësitë e barabarta.
Faleminderit miq e shokë. Pritja Juaj është e paharrueshme, krenar me juve. Bashkë, vazhdojmë!