“…Ne i mbrojmë vlerat”, – Drenori zbulon sloganin për zgjedhjet e lokale

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori nga “Green për Drenas”, ka zbuluar sloganin për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Postimi i Drenorit i plotë:

Sllogani ynë për zgjedhjet e 17 tetorit:

“… NE I MBROJMË VLERAT! “

#Vlerat humane janë një mjet për të menaxhuar raportet tona dhe për të bashkëpunuar ndërmjet vete.

Dashuria, solidariteti, përkushtimi, toleranca,respekti e të tjera janë #vlera që na mundësojnë të jetojmë bashkë në harmoni dhe paqe.

#Vlerë e veçantë për mua është jeta në mjedis të pastër!

#Vlerë janë ajri i pastër, uji i pastërt, toka e pastërt!

Për këtë arsye, si I.Q. “GREEN për Drenas”, ju sigurojmë se NE I MBROJMË VLERAT !

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë