Gjendet një bombë në Arllat, intervenojnë Policia, FSK-ja e KFOR-i

Një mashkull kosovar ka raportuar se kishte hasë në një mjet të dyshuar shpërthyes në Arllat të Drenasit, shkruan DrenicaOnline.
Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësitet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it amerikan në mënyrë të sigurt e kanë bërë deminimin e mjetit në mënyrë të sigurt.
Rasti është raportuar të premten në orën 18 e 44 minuta./DrenicaOnline/