Argtim Kastrati kandidat për asamble komunale në Drenas nga DpD

Argtim Kastrati, i diplomuar në Shkenca Politike, i është futur garës për asamble komunale të Drenasit.

I riu nga Nekoci garon me listën “Demokratët për Drenasin” dhe në zgjedhjet e 17 tetorit mbanë numrin 13, shkruan DrenicaOnline.

“Fshatit tim, Nekocit, si njëri ndër fshatrat më të mëdhenj në komunen e Drenasit, i duhet nje zë i cili i perfaqëson denjësisht hallet dhe këkesat e tyre në Kuvendin Komuanl. Prandaj, për këto e shumë çëshjte të tjera, e kërkoj mbështetjen tuaj per një mandat 4 vjeçarë në Asamble”, ka thënë Kastrati.

Më poshtë njoftimi i tij i plotë:

Të nderuar miq, shokë dhe familjar,
Të nderuar bashkëvendas të fshatit Nekoc dhe të dashur qyetarë të Drenasit.

Dëshiroj që të ju njoftoj se jam në garë për Asamble Komunale në Drenas, nga radhet e listës fituese  “Demokratet për Drenasin” me Kryetar Driton Ajazi.

Prandaj, me lejoni që t’a kërkoj besimin tuaj në mënyrë që te jem zëri juaj në Kuvendin Komunal të Drenasit.

Ditëve në vijim do të takohem me secilin prej jush për ti dëgjuar nga afër hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohet qyteti dhe fshatrat tona.

Fshatit tim, Nekocit, si njëri ndër fshatrat më të mëdhenj në komunen e Drenasit, i duhet nje zë i cili i perfaqëson denjësisht hallet dhe këkesat e tyre në Kuvendin Komuanl. Prandaj, për këto e shumë çëshjte të tjera, e kërkoj mbështetjen tuaj per një mandat 4 vjeçarë në Asamble.

Ështe koha për një qeverijse ndryshe në Drenas; është koha për perfaqësim më të mirë të qyetetarëve në Kuvendin Komunal. Prandaj “Demokratet Për Drenasin” dhe unë si perfaqësues i juaji në Asamble, ju garantojmë për një ndryshim në të mirë të qytetit të Drenasit. Ditë të mira po vijnë. Na priftë e mbara!

Me respekt,
Argtimi

#DemokratetPërDrenasin
#DritonAjazi
#ArgtimKastrati13

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë