Po ndërtohet rrjeti i kanalizimit në Kopiliq të Poshtëm

Kopiliqi i Poshtëm, në mungesë të rrjetit të kanalizimit historikisht është ballafaquar me problemin e ujërave të zeza, problem ky të cilin po e zgjidhet tani, me projektin e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit me gjatësi 20 km, e që do t’i përfshijë të gjitha lagjet e këtij fshati.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se pas ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit vitin e kaluar, përkrahjen e fermerëve me grante, zgjerimin e lumit, ndërtimin e rrugëve në lagje dhe tani ndërtimin e rrjetit të kanalizimit po kompletohet infrastruktura e nevojshme në këtë fshat duke dëshmuar kështu përkushtimin tonë maksimal, në shërbim të qytetarëve.

“Viteve në vazhdim do të orientohemi në furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm përmes projektit të Brusit, punësimit të të rinjve, përkrahjes edhe me të madhe për fermerët, vazhdimin e zgjerimit të lumit, renovimin e shkollës, ndërtimin e poligonit sportiv, trotuarit e ndriçimit publik në rrugët kryesore, ndërtimin e rrugës Kopiliq- Turiqec, rrugicave që janë të parapara me projektin “Izbica 2” si dhe projekte tjera sipas kërkesave të qytetarëve”, tha Jashari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë