Leotrim Kastrati kandidat i PDK-së për asamble komunale në Drenas

Garës për asamble komunale të Drenasit i është futur edhe Leotrim Kastrati.
Kandidatura e tij është propozuar nga kryetari Ramiz Lladrovci dhe mbanë numrin 19 në listën e PDK-së për asamble, shkruan DrenicaOnline.
“Ashtu siç ndjehem krenare për kontributin dhe sakrificën e të parëve të mi në kohën e luftës, për lirinë e pavarësinë e vendit tonë, për çlirimin e tij, me plot përgjegjësi dhe ndershmëri do jap më të mirën time për zhvillimin e po këtij vendi”, ka thënë Kastrati.
Njoftimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të Komunës së Drenasit
Ju jam shumë mirënjohëse për përkrahjen dhe vlerësimin për të cilat më nderoni.
Faleminderit z.Ramiz Lladrovci që më keni propozuar që bashkë me juve, t’i shërbejmë vendit në të mirën e tij.
Ashtu siç ndjehem krenare për kontributin dhe sakrificën e të parëve të mi në kohën e luftës, për lirinë e pavarësinë e vendit tonë, për çlirimin e tij, me plot përgjegjësi dhe ndershmëri do jap më të mirën time për zhvillimin e po këtij vendi.
Zotohem qe do të jem adresë e juaja dhe do të ju përfaqësoj me dinjitët besimin tuaj ju ftoj qe të votoni PDK-në dhe kandidatët e sajë në mesin e të cilëve jam edhe une.
Na priftë e mbara
Me respekt
Leotrim Kastrati Nr 19✅