“Na këpute shpirtin Faton, ishe pike e djalit” – Leonora Jakupi e përlotur nga vdekja e mikut të saj

Covid-19 ia mori jetën edhe një biznesmeni nga Skënderaj.
Për këtë reagoi edhe këngëtarja Leonora Jakupi e cila e kishte pasur shok të ndjerin.
Në llogarinë e saj në Instagram, Jakupi ka publikuar një fotografi të tij, derisa ka bërë edhe një dedikim prekës për të.
“Ahhh Faton, shoku im i klasës na e këpute shpirtin. Ishe pika e djalit bre Faton”, ka shkruar këngëtarja.