Përplasje e ashpër mes Lladrovcit e Ajazit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka reaguar ashpër Driton Ajazit, kandidat për kryetar të Drenasit nga “Dekada e Re për Drenas” i cili sot përmes një statusi tha se objekti i Bashkësisë Islame në Drenas ende nuk i ka hapur dyertë për besimtarët, për shkak të neglizhencës dhe burokracisë së vendosur nga kryetari aktual.

Sipas Ajazit, ky veprim është i papranueshëm dhe i pa precedentë, andaj i bëj thirrje kryetarit aktual që të eliminojë burokracinë dhe të mundësoj hapjen e dyerve për të gjithë qytetarët tonë besimtarë muslimanë.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Lladrovcit.

“Kur analfabeti politik hyn në sferën e interesit të besimtarëve, me tendenca për shkelje ligjore, është kulmi i injorancës! Një rrenc i ri në ambientin tonë që përpiqet të manipulojë besimtarët me rrena, është i njohur. Para se të mundohet të jetë mbrojtës i besimtarëve, nuk duhet me rrejt, sepse, merr nofkën Mulla Gropë Goleshi”, ka shkruar Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë