Lladrovci: Politika s’është për të bërë ‘hajgare’ e as për amatera

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili garon edhe për një mandat katërvjeçar në zgjedhjet e tetorit, ka folur rreth dëshirës së fëmijëve të tij për t’u bërë pjesë e politikës.

I ftuar në emisionin “N’NEJË” në ATV, ai foli për dëshirën e djalit tij të vogël që në të ardhmen t’i futet me seriozitet politikës, ndonëse thotë se një kohë kishte zhvilluar disa aktivitete në këtë fushë.

Djali i vogël sigurisht që ka qenë edhe ka provuar që të angazhohet në politikë. Nuk është larg politikës por ne i kemi kërkuar që të mos angazhohet (në politikë), por të angazhohet në punët e veta dhe të punojë sa më shumë që të jetë i pavarur në çdo gjë. Më vonë mund të angazhohet në politikë,” – tha Lladrovci.

Sipas tij, politika nuk është ‘për të bërë hajgare’ e ‘as për “amatera”.

Mendoj që politika është bukur e rëndë. Nuk është politika për të bërë hajgare, nuk është politika për amatera. Politika është për ata që i përkushtohen me krejt qenien e vet,” – shtoi tutje Lladrovci./ATVLIVE/

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë