Lladrovci e kishte parashikuar moti tërheqjen e Lushtakut nga kandidatura për kryetar të Skenderajt, ky i fundit e kishte quajtur fallxhor

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, javë më parë kishte deklaruar se bashkëpartiaku i tij, Sami Lushtaku, do të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Komunës së Skenderajt, për t’i lëshuar rrugën përsëri kryetarit të tanishëm, Bekim Jasharit.

Lladrovci ishte shprehur se nuk është vendim i mençur nga ana e Lushtakut që të kandidojë për shkak të kaluarës së tij dhe jetëgjatësisë në qeverisje.

Ndaj kësaj deklarate të dhënë në “kallxo pernime” kishte reaguar Lushtaku duke e quajtur Lladrovcin fallxhor.

“Ramiz Lladrovci është fallxhor. Unë takohem për kafe me Bekim Jasharin, nuk ka asgjë aty, nuk jemi marr vesh për asgjë. Unë do të jem kandidat i PDK-së, për kryetar të Skenderajt, nuk ka ndryshuar asgjë, do t’i hyjë kësaj gare, nuk ka marrëveshje me Bekimin”, kishte thënë Lushtaku.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë