Dy gra dhe dy burra në garë për të fituar komunën e Drenasit

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovcit sot ka mësuar kundërshtaren e re në garë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.  

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka bërë publik emrat e 8 kandidatëv që do të jenë në zgjedhjet lokale.

Në komunën e Drenasit, LDK ka vendosur të kandidoj sociologen, Anduena Gllareva. Ajo ka marr mbështetjen e degës së LDK-së në Drenas dhe do të garoj në zgjedhjet e 17 tetorit.

Përveç Lladrovcit dhe Gllarevës, në garë janë edhe Arta Ahmeti-Xhylani dhe Driton Ajazi.

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka bërë zyrtar emrin e kandidati/kandidates.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë