Gjimnazistët e Drenasit sonte kanë mbrëmjen e maturës, shumë shëndet, suksese e fat për ta!

Sonte, më të mirët e Drenasit kanë Mbrëmjen e Maturës.
Kanë arsye të mëdha për të festuar shumë dhe për të qenë krenar për të arriturat e tyre gjatë këtij viti pandemik, transmeton DrenicaOnline.
Drejtori i Gjimnazit, Mentor Sahiti në një postim në Facebook duke i uruar nxënësit ka përmendur disa nga të arriturat e tyre:
-Përgatitja dhe pjesëmarrja në gjashtë konferenca ndërkombëtare, me Parlamentin Evropian, Komisionin Evropian, Bashkimin Evropian, ekspertë të Arsimit nga Finlanda e Gjermania, deputet të PE-së dhe ekspertë të fushave të ndryshme.
-Rezultate të larta në Provimet e Maturës.
-Organizimin e mësimit online, si asnjë shkollë tjetër në Kosovë.
-Seminare, punëtori e ligjerata me ligjërues të njohur ndërkombëtar e vendor.
PROUD OF YOU! STOLZ AUF EUCH!