Objekti i Qendrës Rinore në Drenas merr pamje të re

Sot është nënshkruar kontrata mes kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Bekim Ahmetaj nga “Flutura Academy” për shfrytëzimin e Qendrës Rinore në Drenas.

Ne bazë të kësaj kontrate, “Flutura Acedemy” do të shfrytëzoj objektin e Qendrës Rinore në Drenas në një periudhë një vjeçare, ku gjatë kësaj kohe do të organizohen trajnime/kurse dhe aktivitete të tjera rinore, transmeton DrenicaOnline.

Të gjitha trajnimet/kurset dhe aktivitetet tjera do jenë pa pagesë për fëmijët e Komunës së Drenasit nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë, si dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës me kushte të volitshme dhe profesionale.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu ka thënë se fillimisht si DKRS kanë investuar për t‘i dhënë pamje dhe ambient më meritor Qendrës Rinore, ndërsa nga sot pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Flutura Academy dhe Komunës së Drenasit, ky objekt po shndërrohet në një vendtakim për të gjithë të rinjtë tanë.

“Mundësia që fëmijët/të rinjtë nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën, të ndjekin kurse të ndryshme pa pagesë, përveç se është një lehtësim i madh për ekonomitë tona familjare konsideroj që është edhe një mundësi e çmuar për ta!”, ka thënë Zogu./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë