Lladrovci i shoqëron Ali Ahmetin e Talat Xhaferin për ngushëllime në Mitrovicë: Nuk e dinim që Veseli ka arritur në Kosovë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, qëndruan në qytetin e Mitrovicës për të shprehur ngushëllime në familjen e Kadri Veselit.

Ata janë parë nën shoqërimin e kreut të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi qëndruan në Mitrovicë në ditën që aty gjendet edhe ish-kreu i PDK’së, Kadri Veseli.

Vetë Ahmeti për T7 ka deklaruar se s’ka pasur dijeni për ardhjen e Veselit nga Haga.

“Kam ardhur për ngushëllime tek një njeri i madh, nuk kam pasur dijeni se Kadri Veseli ka arritur në Kosovë”, ka thënë Ali Ahmeti për T7. /

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë