Lladrovci e Hoxha të gatshëm për zgjedhjet e tetorit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është takuar sot me kryetarin e degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxhën.

Në mes të tyre ishte drejtori i Shkollës Teknike “Fehmi Lladrovci”, Lulzim Nika, i cili edhe e ka shpërndarë foton në Facebook, transmeton DrenicaOnline.

Rikujtojmë se Lladrovci është zyrtarizuar nga PDK në qendër si kandidat për kryetar të Drenasit edhe për një mandat.

E mbështetje Lladrovcit tani është duke i ofruar edhe Hoxha ani pse disa anëtarë të degës e kanë nxjerrë një emër tjetër për kryetar komune./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë