Prindër nga Drenasi, është shpallur konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhe

Drejtoria e Arsimit në Drenas, respektivisht QEAP “Ardhmëria” ka shpallur konkurs për pranimin e fëmijëve me qëndrim tërditor për virin mësimore 2021/2022.

Duke u bazuar në udhëzimin administrativ nr.19/2016, për përfshirjen e fëmijëve në edukimin parashkollor në QEAP “Ardhmëria” janë hapur 17 vende të lira në Drenas dhe 25 të tjera në Komoran, raporton DrenicaOnline.

Përparësi për aplikim është: të jenë të dy prindërit e punësuar dhe të jenë banor të komunës së Drenasit. Në konkurs janë specifikuar të gjitha detajet.

Konkursi mbetet i hapur nga 18 qershori deri me 8 korrik 2021./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë