Jeni pronari i ndonjë qeni, Komuna e Drenasit ka një njoftim të rëndësishëm

Në kuadër të bashkëpunimit me organizatën StrayCoco dhe veterinarin e organizatës për rajonin e Drenasit, DVM Shaban Mehmeti, ftohen të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi t’i mbulojnë shpenzimet e trajtimit veterinar të kastrimit, sterilizimit dhe vaksinimit (meshkuj, femra), ta kontaktojnë veterinarin Shaban Mehmetin (nga Klinika City Pet Veterinary – Drenas) që të bëjë trajtimin veterinar falas për qentë e juaj që mbani në shtëpi.
Oferta për vaksinim falas do të vlejë vetëm nëse e sterilizoni dhe kastroni qenin e juaj (meshkuj, femra).
I lusim të gjithë pronarët e qenve, të mos i braktisin kafshët e tyre shoqëruese dhe as këlyshit e tyre, por t’i trajtojnë qentë e tyre me kohë, që të parandalohet shumimi i pa dëshiruar dhe të parandalohet rritja e vazhdueshme e qenve endacak në Komunën e Drenasit.
Kontakto DMV Shaban Mehmetin për termin, në tel: +383 45 578 239.