Komuna e Drenasit fton qytetarët në takim për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024

F t e s ë

Për pjesëmarrje në takim lidhur me dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, administratorë të vendbanimeve, përfaqësues të lagjeve, OJQ-të, Shoqatat e grave, shoqëria civile dhe profesionistët, se Komuna e Drenasit, përkatësisht kryetari Ramiz Lladrovci në bashkëpunim me Drejtorinë e Financave, nga data 08 Qershor do të mbajnë dëgjime buxhetore në bashkësi lokale për të diskutuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024.

Korniza Afatmesme Buxhetore është e një rëndësie të veçantë për Komunën e Drenasit, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzoni të drejtën e juaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këto konsultime publike. Takimet do të jenë një proces i dëgjimit që do të shërbej për vendimmarrje, ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, Ju do të kontribuoni që kjo Kornizë Afatmesme Buxhetore Komunale dhe Lista e investimeve kapitale të jetë sa më e kompletuar dhe cilësore për të përmirësuar jetën e tuaj.

Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19, lusim të gjithë qytetarët që kërkesat e tyre për projektet e planifikuara kapitale-prioritare për vitin e ardhshëm t’i adresojnë tek administratorët e vendbanimeve të tyre, ose përfaqësuesit e lagjeve dhe këta të fundit, në dëgjimet buxhetore t’i adresojnë kërkesat.
Dëgjimet do të mbahen në hapësira të shkollave, ku do të sigurohet distanca e udhëzuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Takimet do të zhvillohen me këtë rend dite;

1. Informatë e përgjithshme lidhur me buxhetin komunal 2022-2024
2. Lista e investimeve kapitale
3. Kërkesat e banorëve

Më poshtë gjeni vendin e mbajtjes së dëgjimit, datën dhe vendbanimet e përfshira:

Vendbanimet ku do të mbahen dëgjimet Data dhe ora e dëgjimeve Vendi

Bashkësia lokale e Dobroshecit

(Gradicë, Likoshan, Godanc, Dobroshec, Gllanasellë dhe Çikatovë e Vjetër.) E martë 08.06.2021
Ora 10:15 ShFMU “Rilindja”
Dobroshec

Bashkësia Lokale Tërstenik
(Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë dhe Shtuticë) E martë
08.06.2021
Ora 13:15 ShFMU “Zenel Hajdini” Tërstenik

Bashkësia Lokale Baicës

(Abri, Tërdec, Baicë, Krajkovë dhe Damanek) E martë
08.06.2021
Ora 14:40 ShFMU “Migjeni” Baicë

Bashkësia lokale Arllatit
(Arllat, Llapushnik, Negroc, Vuçak, dhe Gjergjicë) E mërkurë
09.06.2021
Ora 10:15 ShFMU “Abedin Bujupi”
Arllat

Bashkësia lokale e Komoranit

(Kizhnarekë, Nekoc, Fushticë e Ulët dhe e epërme, Korroticë e ulët dhe e epërme, Zabel i ultë dhe i Epërm dhe Sankoc) E mërkurë
09.06.2021
Ora 13:15 ShFMU “Xheladin Gashi -Plaku” Komoran

Drenasi me zonat dhe fshatrat përreth

(Drenasi I, II, dhe III, Pokleku i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Gllobar dhe Shtrubullovë) E mërkurë
09.06.2021
Ora 14:40 ShFMU “Rasim Kiqina”
Drenas

Ju mirëpresim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë