Ramiz Lladrovci: Zgjedhjet do t’i fitoj pa balotazh (Video)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është i sigurt që do t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh.

Ai thotë se deri tani nuk ka asnjë kundërkandidat serioz dhe thotë se qytetarët e kanë provuar atë në punë dhe disiplinë, transmeton DrenicaOnline.

Lladrovci ka folur edhe rreth kandidaturës së Lushtakut në Skenderaj. Ai ka thënë se pas telasheve janë afruar raportet mes Bekim Jasharit e Sami Lushtakut.

“Janë taku dhe po o flasin. Kjo është gjë një e mirë për Drenicën dhe kësaj i gëzohem. Por koha do të jetë dëshmitare që Lushtaku nuk do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Skenderajt”, ka thënë Lladrovci.

Ndiqeni deklaratën e tij të dhënë në ATV:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë