Jashari: Edhe Llaushën po e bëjmë me ujë të pijshëm

Pas instalimit të gypit kryesor të ujësjellësit vitin e kaluar, sot kanë filluar punimet në kyçjet individuale nëpër ekonomitë familjare, ku për të parë nga afër zhvillimin e punimeve, sot i pari i komunës, Bekim Jashari, vizitoi lagjen “Rrecaj”, në fshatin Llaushë.

Kryetari Jashari, me këtë rast bëri të ditur se ditët në vazhdim do të bëhet edhe kyçja e lagjeve të tjera të fshatit Llaushë, në ujësjellës, kështu deri në finalizimin e këtij projekti të financuar nga komuna.

Jashari, tutje theksoi që se shpejti në rrjetin e ujësjellësit do të vendosen edhe fshatrat Burojë e Aqarevë si dhe disa fshatra të tjera.

“Punën nuk do t’a ndalim me kaq, pasi që do ta bëjmë se shpejti instalimin e ujësjellësit edhe në Burojë e Aqarevë, për të vazhduar me pas brenda këtij viti edhe në fshatrat e bashkësisë lokale të Likocit e Rezallës”, tha Jashari.

Në fshatin Llaushë, përveç ujësjellësit, komuna ka bërë investime edhe në ndërtimin e rrugëve, kanalizimit, shtrirjen e shërbimeve për mbeturina si dhe shumë shërbime të tjera në dobi të qytetarëve.

Jashari, duke i uruar banorët e këtij fshati për fillimin e këtij projekti jetik për ta, u zotua qe si kryetar komune do të jetë afër dhe do t’iu përgjigjet kërkesave të tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë