Aksident i rëndë trafiku në hyrje të Fushë Kosovës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 20:00 në Fushë Kosovë.

Sipas pamjeve që i ka siguruar ATV, aksidenti ka ndodhur në hyrje të kësaj komune, gjersa në vendin e ngjarjes shihet vetëm një grup i njerëzve të cilët po tentonin t’i dalin në ndihmë të aksidentuarve.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tutje ka treguar për ATV-në se në aksident është përfshirë vetëm një automjet gjersa kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Bazuar në të dhënat fillestarenë në këtë aksident është i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.” – ka thënë Ahmeti.

Jo zyrtarisht, ATV mëson se një nga të aksidentuarat është në gjendje të rëndë shkaku i lëndimeve të marra.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë