Arrestohet një person në Llapushnik, dërgohet menjëherë në Dubravë

Policia ka njoftuar se të premten rreth orës 14 e 30 minuta, është arrestuar një person në Llapushnik të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

“Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese në Dubravë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia nuk ka treguar se për çfarë vepre është dënuar ai./DrenicaOnline/ 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë