Feronikeli fiton në Gjilan

Feronikeli ka arritur fitore të rëndësishëm ndaj Dritës në Gjilan me shifrat 1:0, raporton Gazetaolle.com.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Mark Milicaj.

Ndërkohë, në ndeshjen e zhvillua në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ në Prizren, Liria u mund 1:0 nga Besa. Vendosi një gol i shënuar nga Leart Emini. /Gazetaolle.com

Raportet

Drita – Feronikeli 0:1

90′ Mbyllet ndeshja, fiton Feronikeli

GOL 89′ Feronikeli kalon në epërsi. Realizon Mark Milicaj me një goditje të saktë, topin në portë e devijon Gëzim Gashi.

85′ Lojë e hapur, mbetet 0:0.

75′ Rast tjetër për Dritën. Alban Shillova ndodhet në zonë, mirëpo Faton Maloku ndërynë në mënyrë të jashtëzakonshme duke e larguar topin në rivënie nga këndi.

71′  Feronikeli shënon me Mevlan Zekën. Anulohet goli me pretekst se ai ishte në pozitë jashtë loje.

64′ Kundërpërgjigjet Feronikeli përmes Shabanit, i cili gjendet bukur brenda zonës, por Latifi ia mohon golin

63′ Sërish rrezikon Drita. Përparim Livoreka shërben Bergin Maliqin që nga afërisa gjuan dobët dhe e dërgon topin mbi portë

62′ Drita krijon raste të qind për qind. Alban Shillova shërben Përparim Livoerkën i cili ndodhet i vetëm me Faton Malokun, mirëpo ky i fundit e pret goditjen e tij

46′ Nis pjesa e dytë

45+’ Mbyllet pjesa e parë 

43′ Feronikeli rrezikon me Yll Hoxhën i cili gjuan nga afërisa, pret Artan Latifi, megjithatë, Hoxha ishte në pozitë loje.

25′ Feroniekli rrezikon seriozisht kur Mark Milicaj e lëshon të majtën nga 25 metra, portieri Artan Latifi ‘fluturon’ për ta evituar rrezikun.

19′ Drita me të gjitha forcat në sulm. Tenton edhe një herë Semir Zeneli, por goditjen e tij e pret ‘gardiani’ Faton Maloku.

13′ Lojë e hapur dhe atmosferë e mirë në Gjilan. Po mungon vetëm goli.

3′ Drita rrezikon e para. Sulmuesi Semir Zeneli godet brenda zonës, por munngon goli.

1′ Nis ndeshja

Formacionet zyrtare

DRITA: Latifi, Dragusha, Haliti, Ramadani, Hashani, Berisha, Gashi, Zeneli, Rexhepi, Livoreka, Kyeziu. Trajner: Ismet Munishi.

FERONIKELI: Maloku, Doshlaku, Shala, Gërbeshi, Limani, Shabani, Hoxha, Haliti, Razard, Hoti, Milicaj. Trajner: Afrim Tovërlani.

Gjyqtarë: Gramos Shala, Imran Kabashi, Ramadan Hyseni, Mentor Baliu.

 

Liria – Besa 0:1

90′ Mbyllet ndeshja, fiton Besa 

90′ Liria me 10-të futbollistë. Buran Aliu lëndohet rëndë dhe dërgohet me autoambulancë në spital.

86′ Liria po provon, mirëpo nuk po e gjen golin.

72′ Prizrenasit ka marrë iniciativën dhe po tenton barazimin, por deri më tash pa sukses

67′ Besa e kërkon golin e dytë me Qemail Elshanin i cili gjuan nga 17-18 metra, por portieri i Lirisë, Armend Ruxhi e eviton rrezikun.

60′ Mbetet rezultat 0:1

GOL:  48′ Besa kalon në epërsi. Shënon Leart Emini me kokë pas harkimit nga këndi të Xhevdet Shabanit.

46′ Nis pjesa e dytë

45+’ Mbyllet pjesa e parë 

30′ Liria dhe Besa po luajnë futboll të hapur, mbetet 0:0.

8′ Provon Liria. I zakonshmi Liridon Fetahaj futet nga e majta, shërben Fisnik Ramadanajn, por ky i fundit nuk e gjen golin.

5′ Besa tenton golin me Fatih Karahodën, por ky i fundit nuk e arrin golin pas një goditje të fortë.

1′ Nis ndeshja

Formacionet zyrtare

Liria: Ruxhi, Islamaj, Ramadanaj, Gjeraj, Danaj, Aliji, Mustafa, B. Memaj, Fetahaj, Osmani, A. Memaj. Trajner: Agron Beseni.

Besa: Kolshi, Osmani, Emini, Prekazi, Papuqi, Dabiqaj, Miftaraj, Qorraj, Shabani, Karahoda, Elshani. Trajner: Gani Sejdiu.

Gjyqtarë: Artan Tahiri, Fatlum Berisha, Fatmir Abrashi, Visar Kastrati.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë