Aksident në Zabel të Ulët, një femër e godet me veturë një të mitur

Të hënën pasdite një e mitur është goditur nga vetura në fshatin Zabel i ulët në Drenasit.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga një burim se një vozitëse femër, e cila nuk i është përshtatur kushteve të rrugës nga pakujdesia e ka goditur një vajzë të mitur.

E mitura është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, shoferja e veturës pasi është intervistuar është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë