Nga dy ndeshje në secilin grup, A dhe B, priten të zhvillohen këtë të shtunë (24 tetor) në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën e Parë të futbollit kosovar, shkruan Gazetasheshi.com.
Malisheva e pret Vëllaznimin në shtëpi në njërën nga ndeshjet më interesante të xhiros, ndërkohë përballje interesante do të jetë edhe ajo ndërmjet Drenasit dhe Lirisë.
Në grupin B, KEK-u dhe Vllaznia do ta zhvillojnë derbin e mbijetesës, ndërsa 2 Korriku me Kikën synojnë maksimumin e pikëve nga përballja që do të zhvillohet në kryeqytet.
E shtune
Grupi A
Drenasi – Liria
Malisheva – Vëllaznimi
Grupi B
KEK-u – Vllaznia
2 Korriku – Kika
Të gjitha ndeshjet startojnë nga ora 14:00.