Në varrimin e Blerandës bëhet pajtimi i dy familjeve (Video)

Familjarët e autorit që shkaktoi aksidentin në Fushë Kosovë, ku mbeti e vdekur vajza 20-vjeçare e Bedri Currit, ish-ushtar i UÇK-së, Bleranda Curri, kanë arritur në të pamen e familjes Curri në Korreticë të Drenasit
Bleranda Curri ishte nga Korretica e Drenasit, por jetonte në Fushë Kosovë. Xhaxhai i saj, Bujar Curri ka thënë për Express se familja e autorit të aksidentit në Fushë Kosovë, janë lejuar të shkojnë në varrimin e të ndjerës, i cili do të bëhet sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Korreticë.
“Familjarët e personit që e ka goditë janë interesuar dhe i kemi lejuar të vijnë në varrim”, ka thënë Bujar Curri.
Gjithashtu, në varrim do të bëhet edhe pajtimi i familjeve, pasi familja Curri thanë se aksidenti ishte nga pakujdesia. Të njëjtën e kanë thënë edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi.
Kjo është video ku shihen familja Salihu, duke shkuar në shtëpinë e familjes Curri në Korreticë:
http://www.dailymotion.com/video/x5d1dj5_ne-varrimin-e-blerandes-behet-pajtimi-i-dy-familjeve_news#tab_embed