Digjet një lokal në Drenas
Një person ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri kulmi i lokalit të tij në Drenas.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën në orën 06 e 45 minuta, transmeton DrenicaOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar./DrenicaOnline/