Kosova ka pësuar humbjen e radhës vetëm tri ditë pasi u mposht në Shkup.
Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes u mposht nga Sllovenia në “Fadil Vokrri” me rezultat 0-1.
Kosova pati disa raste të mira por që nuk e gjetën rrjetën.
Dardanët gjithashtu e patën edhe posedimin e topit por që aksionet e tyre ndaleshin nga mbrojtja e Sllovenisë.
Me këtë humbje, Kosova është në vendin e tretë me një pikë sa ka edhe Moldavia derisa Sllovenia dhe Greqia ndajnë dy vendet e para me nga 7 pikë. /IndeksOnline/
