Lladrovci i lumtur, e uron kampionin e botës, Haxhi Krasniqin
Robin Haxhi Krasniqi ka arritur të nokautojë në raundin e tretë Dominic Bosel, kampionin e IBO dhe WBA.
Kështu Krasniqi mori titullin kampion bote, e i menjëhershëm ka qenë urimi i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, transmeton DrenicaOnline.
“Sonte, jam tepër i lumtur, miku im, Haxhi Robin Krasniqi…e fitove meçin dhe u shpalle kampion bote në boks!
Urime miku im, e di se ti ke lind të jesh kampion bote, e kam ditë dhe kam pasur besim se ti do të jesh kampion bote. Pas të tretës herë, arrite ta dëshmosh se je kampion. Të lumtë.
Jemi krenar me ty, kampion!”