Afrim Tovërlani ka kërkuar prej futbollistëve të tij që ta harrojnë eliminimin e hidhur nga gara e Kupës dhe t’i përkushtohen maksimalisht titullit të kampionit, trofe ky që ka mbetur opsioni i vetëm i Feronikelit për ta shpëtuar sezonin.
“Tani nuk kemi kohë për zhgënjim, na pret kampionati dhe aty duhet t’i tregojmë vlerat tona të vërteta. Beteja mund të humbët, por lufta duhet të fitohet”, u ka thënë Tovërlani futbollistëve të tij.